Fito siguri në palestër dhe ndërto forcë nga bazat.
Optimum Green
Humbje peshe
Zgjidh gjininë dhe intervalin e peshës. Planin e merr në llogari dhe në PDF.
Humb dhjamë dhe nxirr në pah muskujt, me vakte pa mish. Ndiqe Optimum Green çdo ditë nga llogaria jote. Ke 4 vakte me vezë, bulmet e bishtajore dhe porcione të përcaktuara për ditët me dhe pa stërvitje.
- Humb dhjamë me vakte vegjetariane që të pëlqejnë.
- Ushqehu për të ruajtur muskujt, me proteina nga vezët, bulmeti dhe bishtajoret.
- Shijo fërgesë, musaka dhe speca të mbushur në versione pa mish.
- Kalo më pak kohë në kuzhinë duke lënë disa porcione gati për ditët e tjera.
- 4 Vakte në ditë
- 10 Variante sipas gjinisë e peshës
- 1 Listë blerjesh për javën
Ha pa mish. Ndiq synimin tënd me plan.
Është për ty nëse
- Je 18+ dhe stërvitesh 3–4 herë në javë.
- Do të humbësh dhjamë duke ruajtur muskujt.
- Nuk ha mish ose peshk, por konsumon vezë dhe bulmet.
- Të pëlqejnë fasulet, thjerrëzat dhe qiqrat dhe mund t’i përgatitësh vaktet vetë.
Kërko një zgjidhje tjetër nëse
- Je nën 18 vjeç.
- Ushqehesh në mënyrë vegane ose nuk konsumon vezë dhe bulmet.
- Synon të shtosh peshë dhe masë muskulore.
- Të duhet një dietë e posaçme për arsye shëndetësore ose një plan i hartuar pas konsultimit.
Vaktet i ke gati në plan. Tani bëji pjesë të ditës.
Ndiq menunë javore dhe përsërite sipas udhëzimeve. Ke hapat për ta nisur, për të ndjekur ecurinë dhe për vazhdimin pas dietës.
Bëhu gati për vaktin e parë
Hap variantin tënd dhe listën e blerjeve. Te çdo recetë gjen përbërësit, sasitë dhe hapat e përgatitjes.
- Përdor peshore kuzhine gjatë dy javëve të para.
- Fasulet, thjerrëzat dhe qiqrat peshohen të ziera.
Ndiq ritmin tënd
Përshtat rendin e ditëve me orarin e stërvitjes dhe shiko mesataren javore të peshës.
- Ditët e stërvitjes kanë më shumë karbohidrate.
- Për përshtatjen e sasive, ndiq udhëzimet në PDF.
E kemi menduar edhe pushimin
Udhëzimet e këtij plani parashikojnë deri në 12 javë rresht, pastaj një periudhë për të mbajtur peshën.
- Periudha e mirëmbajtjes në plan zgjat 1–2 javë.
- Lexo udhëzimet përpara se ta vazhdosh.
- Ke udhëzimet për ta nisur dhe ndjekur planin.
- E gjen listën e blerjeve të ndarë sipas llojit të ushqimit.
- Për çdo ditë ke 4 vakte të planifikuara.
- Çdo vakt ka përbërësit, gramët, përgatitjen dhe një zëvendësim.
- I ke të shënuara kaloritë, proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat.
- Ke udhëzime për t'i përshtatur sasitë sipas ecurisë.
Fërgesë për drekë. Qofte me thjerrëza për darkë.
Kjo është Dita 1 për variantin Mashkull 70–80 kg. Katër vakte me përbërës të njohur dhe sasitë e secilit të shënuara.
Dita 1 · Ditë stërvitjeje · Mashkull 70–80 kg
2.214 kcal Proteina 160 g Karbohidrate 279 g Yndyra 55 g
| Ora | Vakti | Kcal | Proteina / karbohidrate / yndyrë (g) |
|---|---|---|---|
| 08:00 |
Kos me tërshërë, mollë e kanellë
240 g kos grek (2% yndyrë) · 80 g tërshërë · 180 g mollë · kanellë
|
580 | 38 / 87 / 10 |
| 11:00 |
Bukë me gjizë e domate
60 g bukë integrale (2 fetë) · 145 g gjizë · 95 g domate
|
307 | 25 / 33 / 8 |
| 14:00 |
Fërgesë me speca, gjizë e vezë
190 g spec · 145 g domate · 190 g gjizë · 1 vezë · 5 g vaj ulliri · 90 g bukë integrale (3 fetë)
|
588 | 42 / 58 / 22 |
| 19:30 |
Qofte me thjerrëza, kos e sallatë
210 g thjerrëza të ziera · 60 g tërshërë · 40 g qepë · 5 g vaj ulliri · 240 g kos grek (2% yndyrë) · 145 g sallatë
|
739 | 55 / 101 / 15 |
Kaloritë dhe makrot janë të përafërta e të rrumbullakosura. Kolona e fundit tregon proteinat / karbohidratet / yndyrnat, në gram. Te fërgesa, për shembull, plani jep këtë zëvendësim: gjizë → kos grek, 190 g.
proteinë gjithsej në këtë ditë
vakte me burim proteine në secilin
vakte me mish ose peshk në menu
Nga bulmeti te bishtajoret, pazarin e ke në listë.
Lista mbledh sasitë e javës sipas variantit që zgjedh. Ushqimet janë të ndara sipas llojit: vezë e bulmet, bishtajore, drithëra, perime dhe fruta.
Fasulet, thjerrëzat dhe qiqrat peshohen të ziera. Mund t’i gatuash vetë ose të përdorësh të gatshme në kanaçe, të shpëlara dhe të kulluara. Për ushqimet e tjera ndiq shënimet e recetës.
Mashkull 70–80 kg · një pjesë e listës javore
- Kos grek (2% yndyrë) 3,2 kg
- Gjizë 2,3 kg
- Vezë 400 g
- Thjerrëza të ziera 1,4 kg
- Qiqra të ziera 320 g
- Fasule të bardha të ziera 250 g
- Spec 1,2 kg
- Domate 820 g
- Spinaq 390 g
- Bukë integrale 560 g
- Tërshërë 330 g
- Mollë 540 g
Këtu sheh 12 nga 32 ushqimet e listës. Sasitë e blerjeve janë të rrumbullakosura; për çdo vakt ndiq gramët e recetës.
Proteina e ka vendin në çdo vakt.
Optimum Green kombinon vezët dhe bulmetin me thjerrëza, fasule e qiqra. Proteina shpërndahet gjatë ditës, ndërsa perimet, frutat dhe drithërat plotësojnë menunë. Të gjitha vaktet janë të shkruara me sasitë përkatëse.
Porcionet synojnë humbje graduale peshe, bazuar në nevojat e vlerësuara të variantit që zgjedh. Ato janë një pikënisje, ndaj PDF-ja të tregon si të ndjekësh ecurinë dhe kur t’i përshtatësh. Stërvitja me pesha është pjesë e rutinës për të cilën është ndërtuar plani.
Para se ta nisësh
Zgjidh gjininë dhe intervalin ku bie pesha jote aktuale. Nëse je në kufi mes intervaleve dhe nuk je i sigurt cilin të zgjedhësh, na shkruaj para blerjes.
Zgjedh një variant të përgatitur sipas gjinisë dhe intervalit të peshës. Plani nuk hartohet nga e para për ty dhe nuk zëvendëson një konsultë individuale.
Jo. Është vegjetarian me vezë e bulmet. Menuja përfshin gjizë, kos, djathë dhe vezë; nuk ka mish ose peshk.
Nga vezët, gjiza, kosi, djathi dhe bishtajoret, si thjerrëzat, fasulet e qiqrat. Çdo vakt ka burim proteine dhe sasinë e saj të shënuar.
Ky version është ndërtuar me to. Heqja e tyre ndryshon përbërjen dhe vlerat ushqyese të vakteve. Përdor vetëm zëvendësimet e shënuara; nëse i përjashton plotësisht këto grupe, të duhet një plan tjetër.
Fasulet, thjerrëzat dhe qiqrat peshohen të ziera. Nëse përdor të konservuara, shpëlaji dhe kulloji përpara peshimit.
Plani është ndërtuar për të rritur që stërviten me pesha 3–4 herë në javë. Nëse orari yt ndryshon, ndërro ditët e plota të menusë sipas udhëzimeve.
Ecuria ndryshon nga personi në person. Plani synon humbje graduale peshe dhe të jep udhëzime për të ndjekur mesataren javore e për t’i përshtatur sasitë. Rezultati varet nga nevojat e tua, stërvitja dhe sa e ndjek planin.
Po. Plani kërkon t’i peshosh përbërësit gjatë dy javëve të para, që të njihesh me porcionet. Ndiq shënimet për ushqimet që peshohen të pagatuara ose të ziera.
Te çdo vakt ke një zëvendësim të sugjeruar. Përdor ushqimin dhe sasinë që shkruhen aty.
Menuja javore përsëritet. Udhëzimet e këtij plani parashikojnë deri në 12 javë rresht, pastaj 1–2 javë për të mbajtur peshën. Lexo pjesën për përshtatjen e planit përpara se ta vazhdosh.
Nga llogaria jote, te Plane ushqimore, shkarkon PDF-në e variantit të zgjedhur me butonin Shkarko PDF. Lidhjen për të hyrë në llogari e merr edhe me email.
Jo. Paguan një herë dhe PDF-ja mbetet e jotja.
Ky plan është material informativ për të rritur të shëndetshëm 18+ dhe nuk zëvendëson këshillën profesionale. Nëse ke një gjendje shëndetësore ose dhimbje, konsultohu me mjekun para se të fillosh. Nëse je shtatzënë, ushqen foshnjën me gji ose merr ilaçe rregullisht, kërko këshillë profesionale përpara se ta nisësh.
Shijo vaktet pa mish. Nise me plan.
Zgjidh variantin tënd dhe hape menunë. Recetat, porcionet dhe lista e blerjeve janë gati për ta kthyer synimin tënd në vakte të përditshme.
Bli taniZgjidh gjininë dhe intervalin e peshës para blerjes.
Shpesh blihen bashkë
Ushqimi përcakton sa peshë humb, ndërsa stërvitja ndikon në mënyrën si dukesh pasi ta humbësh.
Jepi formë gjithë trupit dhe nxirr në pah muskujt.
Optimum Green
Qasje e menjëhershme · Sukses i garantuar
11,99 €
Vlera pa zbritje:
18,99 €
Zgjidh versionin