Optimum Lift
Hyr Shiko shportën

Rreth nesh

Stërvitje të planifikuara, vakte me ushqime vendase dhe udhëzime në shqip.

Sportist duke shënuar stërvitjen në palestër

Nën emrin Optimum Lift janë shitur mbi 600 plane, përpara se të hapej ky dyqan online. Këtë përvojë e kemi sjellë këtu, që ta gjesh dhe ta ndjekësh planin tënd nga telefoni ose kompjuteri.

Një plan i mirë duhet të të shërbejë në përditshmëri. Duhet të dish si ta fillosh stërvitjen, çfarë të hash dhe si të vazhdosh javën tjetër.

Prandaj shkruajmë në shqip dhe i ndërtojmë planet mbi studime të publikuara. Stërvitjet i ke të organizuara, me udhëzime për çdo ushtrim. Dietat kanë vakte me ushqime që i gjen pranë shtëpisë dhe sasi sipas gjinisë e peshës sate.

Ti zgjedh objektivin dhe planin që të përshtatet. Ne kemi menduar hapat që do të ndjekësh, që kur ta hapësh planin, ta dish nga t’ia nisësh.

Si ndërtohet një plan

  1. Nisim nga studimet

    Çdo plan nis nga studime të publikuara për stërvitjen dhe ushqimin: sa, sa shpesh dhe me çfarë intensiteti. Jo nga modat e radhës.

  2. E shkruajmë për vendin tonë

    Në shqip, me ushqime nga tregu i lagjes dhe stërvitje që i përshtaten një dite të zakonshme pune.

  3. Ti e ndjek, hap pas hapi

    E hap në llogarinë tënde: stërvitja e radhës për ta regjistruar, vakti i radhës për ta ngrënë dhe sa përparim ke bërë.

Pse Optimum Lift

Pesë gjëra që vlejnë për çdo plan që shesim.

600+
Klientë: planet e shitura para hapjes së këtij dyqani online, plus çdo porosi që nga hapja e tij.
Studime
Çdo program stërvitjeje dhe çdo dietë bazohet në studime të publikuara.
Shqip
Të shkruara për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Vetëm emrat e ushtrimeve mbeten në anglisht.
Ushqim vendor
Dietat përdorin përbërës dhe receta vendase, ushqime që i blen pranë shtëpisë.
Online
Programet e stërvitjes hapen në llogarinë tënde, ku shënon çdo stërvitje.

Nuk e di nga t'ia fillosh? Na trego qëllimin tënd dhe të sugjerojmë planin që të përshtatet.

Gati për të filluar?

Programe stërvitjeje dhe dieta në shqip, për njerëz me angazhime të përditshme.

Pagesë e vetme · Qasje e menjëhershme · Sukses i garantuar

Shfleto produktet