Optimum Lift
Hyr Shiko shportën

Politika e kthimit

  • Përditësuar për herë të fundit më 26 Tetor 2026

Përditësuar më: 26/10/2026

Kjo politikë shpjegon kur dhe si i kthejmë paratë për produktet digjitale të Optimum Lift (programe stërvitjeje dhe plane ushqimore), që i shet Interaksioni SH.P.K, Rruga Bislim Makolli, Nr. 82, 10000 Prishtinë, Kosovë (NUI 811496042). Është pjesë e Kushteve të shërbimit.

14 ditë për ta anuluar blerjen. Mund ta anulosh blerjen brenda 14 ditëve nga dita e porosisë, pa dhënë arsye, dhe ta kthejmë të gjithë shumën që ke paguar.

Si ta kërkosh kthimin e parave:

  1. Na shkruaj në [email protected] brenda 14 ditëve nga dita e porosisë, mundësisht nga email-i me të cilin ke blerë.
  2. Shkruaj numrin e porosisë dhe një fjali të qartë, p.sh.: “Dëshiroj ta anuloj blerjen e porosisë nr. 1234.” Nuk ke nevojë të shpjegosh arsyen. Mjafton që email-i yt të na arrijë brenda 14 ditëve.
  3. Brenda 2 ditëve të punës të konfirmojmë me email që e kemi marrë kërkesën.
  4. Paranë ta kthejmë brenda 14 ditëve nga dita që e morëm kërkesën, me të njëjtën mënyrë pagese që ke përdorur, pa asnjë kosto për ty. Nëse ke paguar me para në dorë, ta kthejmë me transfertë bankare në llogarinë që na jep.
  5. Kur ta kthejmë paranë, e mbyllim aksesin në plan te llogaria jote. Licenca e pikës 7 të Kushteve të shërbimit mbaron, prandaj mos e përdor më planin dhe fshiji PDF-të që ke shkarkuar.

Pas 14 ditëve nuk kthejmë para, përveç rasteve më poshtë.

Kur diçka nuk shkon. Na shkruaj dhe e rregullojmë pa kosto nëse:

  • nuk ke marrë akses ose email-in e porosisë pas pagesës;
  • PDF-ja nuk hapet ose plani nuk shfaqet në llogarinë tënde;
  • plani ka gabime (p.sh. ushtrime ose vakte që mungojnë, numra të gabuar);
  • plani nuk është ai që kemi përshkruar në faqen e produktit.

Nëse nuk arrijmë ta rregullojmë brenda një kohe të arsyeshme, ta kthejmë paranë, edhe pas 14 ditëve.

Madhësia e gabuar e planit ushqimor. Planet ushqimore vijnë sipas gjinisë dhe intervalit të peshës. Nëse ke zgjedhur gabim, na shkruaj brenda 14 ditëve: ose e anulon blerjen siç shkruhet më lart, ose ta ndërrojmë me versionin e duhur të të njëjtit plan, një herë, pa kosto.

Blerje e dyfishtë. Nëse e ke blerë të njëjtin produkt dy herë gabimisht, ta kthejmë paranë e blerjes së dytë, edhe pas 14 ditëve.

Para se të hapësh kontestim në bankë, të lutemi na shkruaj ne së pari. Pothuajse çdo problem e zgjidhim shpejt, ndërsa një kontestim (chargeback) zgjat javë.

Asgjë në këtë politikë nuk ta heq asnjë të drejtë që të jep ligji për mbrojtjen e konsumatorit në vendin tënd.

Kontakti: [email protected] · WhatsApp +383 49 631 622


Last updated: 26/10/2026

This policy explains when and how we refund Optimum Lift’s digital products (training programs and diet plans), sold by Interaksioni SH.P.K, Rruga Bislim Makolli, Nr. 82, 10000 Prishtina, Kosovo (business number 811496042). It is part of the Terms of Service.

14 days to cancel. You can cancel your purchase within 14 days of the day you ordered, without giving a reason, and we refund everything you paid.

How to ask for a refund:

  1. Write to [email protected] within 14 days of your order, ideally from the email address you bought with.
  2. Include your order number and a clear sentence, e.g.: “I want to cancel the purchase in order no. 1234.” You don’t need to give a reason. It is enough that your email reaches us within the 14 days.
  3. Within 2 working days we confirm by email that we’ve received your request.
  4. We refund you within 14 days of receiving your request, using the same payment method you used, at no cost to you. If you paid cash on delivery, we refund by bank transfer to the account you give us.
  5. Once we refund you, we close access to the plan in your account. The licence in section 7 of the Terms of Service ends, so stop using the plan and delete any PDFs you downloaded.

After 14 days we don’t give refunds, except in the cases below.

When something is wrong. Write to us and we fix it at no cost if:

  • you didn’t get access or the order email after paying;
  • the PDF doesn’t open or the plan doesn’t show in your account;
  • the plan has errors (e.g. missing exercises or meals, wrong numbers);
  • the plan isn’t what the product page describes.

If we can’t fix it within a reasonable time, we refund you, even after 14 days.

Wrong diet plan size. Diet plans come by gender and weight range. If you picked the wrong one, write to us within 14 days: either you cancel as above, or we swap it for the right version of the same plan, once, at no cost.

Duplicate purchase. If you bought the same product twice by mistake, we refund the second purchase, even after 14 days.

Before you open a bank dispute, please write to us first. We solve almost every problem quickly, while a dispute (chargeback) takes weeks.

Nothing in this policy takes away any right your country’s consumer protection law gives you.

Contact: [email protected] · WhatsApp +383 49 631 622

Ke pyetje për këtë faqe? Shkruaj në [email protected].

Gati për të filluar?

Programe stërvitjeje dhe dieta në shqip, për njerëz me angazhime të përditshme.

Pagesë e vetme · Qasje e menjëhershme · Sukses i garantuar

Shfleto produktet