Humb dhjamë dhe nxirr në pah muskujt që ke ndërtuar.
Optimum Base
Fillestar
Mund ta nisësh edhe nëse është hera jote e parë në palestër.
Nise palestrën me siguri dhe ndërto forcë nga bazat. Optimum Base të mëson çfarë të bësh, si të zgjedhësh peshat dhe kur t’i rritësh. Përparon hap pas hapi gjatë 12 javëve, me 4 stërvitje në javë.
- Hyr në palestër duke ditur nga t’ia nisësh dhe çfarë të bësh.
- Fito siguri me makinat dhe peshat e lira.
- Ndërto forcë dhe përparo drejt peshave më të rënda.
- Mëso t’i bësh ushtrimet siç duhet dhe të stërvitesh me më shumë pavarësi.
- 12 Javë plan
- 4 Stërvitje në javë
- 48 Stërvitje gjithsej
- 42 Ushtrime të përfshira
Hapat e parë në palestër? Nisi këtu.
Është për ty nëse
- Po nis palestrën dhe nuk di cilat ushtrime të bësh.
- Ke provuar disa ushtrime, por ende nuk ndjek një plan.
- Do të mësosh si përdoren pajisjet dhe si zgjidhen peshat.
- Mund të stërvitesh 4 herë në javë.
Zgjidh një plan tjetër nëse
- I zotëron bazat dhe kërkon stërvitje më të avancuara.
- Do të stërvitesh në shtëpi: shiko Optimum Home.
- Mund të stërvitesh më pak se 4 herë në javë.
Nga ushtrime bazike në ato komplekse.Ndërto Bazën tënde.
Çdo fazë të çon një hap më tej. Fillon duke njohur pajisjet, vazhdon me dumbbell dhe më pas përqendrohesh te ushtrimet me shtangë. Java e fundit e çdo faze është më e lehtë.
Mëso lëvizjet
Njihu me makinat, kabllot dhe lëvizjet bazë. Ke shënime që të ndihmojnë të rregullosh pajisjet dhe të përqendrohesh te teknika.
- Nis me pesha që të lejojnë ta kontrollosh lëvizjen.
- Në javën 4 stërvitesh më lehtë.
Ndërto bazën
Vazhdo me dumbbell dhe provo shtangën me pesha të lehta. Bench press, squat dhe Romanian deadlift hyjnë në stërvitjen tënde.
- Rrite peshën sipas përsëritjeve dhe udhëzimeve të planit.
- Në javën 8 ke sërish një javë më të lehtë.
Puno me shtangë
Ushtrimet me shtangë bëhen pjesa kryesore e stërvitjes. Praktiko bench press, squat, deadlift, overhead press dhe barbell row.
- Ndiq udhëzimet për ngrohjen dhe teknikën.
- Në javën 12 e mbyll planin me stërvitje më të lehta.
Stërvitja jote e parë është gati.
Ja nga do t’ia nisësh. Përveç serive dhe përsëritjeve, në plan gjen sa të pushosh dhe si t’i rregullosh pajisjet për ushtrimet që do të bësh.
Java 1 · Pjesa e sipërme A Fillestar
- Machine Chest Press 2 × 10-12
- Cable Lat Pulldown 2 × 10-12
- Machine Shoulder Press 2 × 10-12
- Cable Seated Row 2 × 10-12
- Machine Seated Fly 2 × 12-15
- Cable Triceps Pushdown 2 × 12-15
- Cable Curl 2 × 12-15
2 × 10-12 do të thotë 2 seri me 10 deri në 12 përsëritje. Stërvitja nis me 5 minuta ngrohje të lehtë në eliptike. Para serive të Machine Chest Press, bëj 1 seri ngrohjeje me rreth gjysmën e peshës.
Hapat që do të ndjekësh
-
Java 4 Përfundon fazën e njohjes me pajisjet dhe lëvizjet bazë.
-
Java 8 Ke praktikuar me dumbbell dhe ke provuar ushtrimet e para me shtangë.
-
Java 12 Përfundon fazën ku ushtrimet me shtangë janë në qendër të stërvitjes.
Këta janë hapat e planit. Hapat tjerë janë duke të pritur.
Gjithçka që do të dish para se ta nisësh
Po. Optimum Base është krijuar për hapat e parë në palestër. Fillon me makinat dhe lëvizjet bazë, pastaj kalon gradualisht te dumbbell dhe shtanga. Udhëzimet të ndihmojnë të kuptosh ushtrimet dhe të zgjedhësh peshën.
Të duhet një palestër me makina, kabllo, dumbbell, shtangë, stol dhe rack me kunja sigurie. Plani përdor edhe Smith machine, makinë T-bar, pajisje për kardio dhe shufër për tërheqje. Shiko paraprakisht nëse palestra jote i ka pajisjet e planit.
Ky plan kërkon pajisje palestre. Për stërvitje në shtëpi pa pajisje, shiko Optimum Home.
Rreth 35 minuta në javët e para dhe 50-60 minuta më vonë, bashkë me ngrohjen. Rezervo këtë kohë në ditët kur do të stërvitesh.
Ke dy stërvitje për pjesën e sipërme dhe dy për pjesën e poshtme të trupit. Mund të bësh dy ditë stërvitje, një ditë pushim dhe dy ditë të tjera stërvitje. Ditët e mbetura i lë për pushim.
Nis me një peshë që të lejon të kryesh përsëritjet me kontroll dhe të respektosh vështirësinë e shënuar në plan, të quajtur RPE. Për shembull, RPE 6 do të thotë se mund të bëje edhe rreth 4 përsëritje. Kur arrin numrin më të lartë të përsëritjeve në të gjitha seritë, rrite peshën pak herën tjetër, sipas udhëzimeve të planit.
Dieta blihet veçmas, sipas synimit tënd. Mund të zgjedhësh Optimum FatLoss për humbje peshe ose Optimum Gain për masë muskulore. Kur blen një plan stërvitjeje dhe një dietë bashkë, ulja zbatohet automatikisht në shportë.
Optimum Base është plan hyrës dhe nuk është menduar të përsëritet. Zgjidh hapin tjetër sipas përvojës dhe synimit tënd. Shiko Optimum Sculpt për tonifikim; për masë muskulore, Optimum Mass kërkon të paktën një vit stërvitje të rregullt. Përfundimi i Base nuk e zëvendëson këtë përvojë.
Hyn në llogarinë tënde dhe e hap te Planet. Mund ta ndjekësh aty ose ta shkarkosh si PDF. E blen një herë dhe e mban përgjithmonë.
Nëse ke një gjendje shëndetësore ose dhimbje, konsultohu me mjekun para se të fillosh. Rezultatet varen edhe nga ushqimi, gjumi dhe sa rregullisht stërvitesh.
Hapi i parë drejt një trupi më të fortë? Nise këtu.
Hape javën 1 dhe shko në palestër duke ditur nga t’ia nisësh. Optimum Base të udhëzon nga ushtrimet e para te shtanga, një stërvitje pas tjetrës.
Bli taniTë duhen 4 ditë në javë dhe dëshira për të filluar.
Shpesh blihen bashkë
Klientët që blenë këtë program shtuan edhe këto produkte.
Jepi muskujve ushqimin që u duhet për t’u rritur.
Optimum Base
Qasje e menjëhershme · Sukses i garantuar
11,99 €
Vlera pa zbritje:
24,99 €