Jepi muskujve ushqimin që u duhet për t’u rritur.
Optimum Curves
Mesatar
Për ty që i njeh bazat dhe do më shumë fokus te vithet dhe këmbët.
Vithe më të plota dhe këmbë më të formuara. Optimum Curves të udhëheq për 12 javë me ushtrime për rritjen e muskujve dhe udhëzime të qarta për të përparuar me peshat.
- Ndërto vithe më të plota.
- Jepu më shumë formë këmbëve.
- Bëhu më e fortë dhe përparo drejt peshave më të rënda.
- Forco edhe shpinën, shpatullat dhe krahët për një trup më të balancuar.
- 12 Javë plan
- 4 Stërvitje në javë
- 48 Stërvitje gjithsej
- 3× Gluteus në javë
Gluteusi dhe këmbët janë synimi yt?
Është për ty nëse
- Je grua, i njeh ushtrimet bazë dhe do t’u japësh përparësi vitheve dhe këmbëve.
- Synon të shtosh muskuj dhe të krijosh forma më të plota.
- Do udhëzime se si të përparosh me peshat nga java në javë.
- Mund të stërvitesh në palestër 4 herë në javë, nga 50–65 minuta.
Zgjidh një plan tjetër nëse
- Po nis palestrën dhe ende po mëson bazat: shiko Optimum Base.
- Do të stërvitesh në shtëpi pa pajisje palestre: shiko Optimum Home.
- Synimi yt kryesor është humbja e dhjamit: shiko Optimum Sculpt.
- Mund të stërvitesh më pak se 4 herë në javë.
Ndërto formën që dëshiron. Fazë pas faze.
Në çdo fazë e shton përpjekjen gradualisht, pastaj ke një javë më të lehtë. Ushtrimet, seritë dhe përsëritjet ndryshojnë sipas planit, që të dish si të vazhdosh.
Baza
Nis me hip thrust, Smith squat, dumbbell Romanian deadlift dhe split squat. Gjej peshat që të lejojnë të punosh me teknikë të mirë.
- Përqendrohu te kontrolli i lëvizjes.
- Në javën 4 stërvitesh më lehtë.
Ndërtimi
Kalo te squat dhe Romanian deadlift me shtangë. Vazhdo ta rritësh peshën kur plotëson përsëritjet e kërkuara.
- Ndiq ndryshimet e serive dhe përsëritjeve në plan.
- Në javën 8 ke sërish një javë më të lehtë.
Pesha më të rënda
Sfidoje veten me pesha më të rënda dhe më pak përsëritje në ushtrimet kryesore. Hip thrust-i merr më shumë seri në fillim të kësaj faze.
- Ruaje teknikën ndërsa përparon.
- Në javën 12 e mbyll fazën me stërvitje më të lehta.
Ja si nis puna për gluteusin tënd.
Kjo është stërvitja e parë për pjesën e poshtme. Tabela tregon seritë e punës; në plan gjen edhe ngrohjen, pushimet dhe shënimet për teknikën.
Java 1 · Gluteus A Gluteus
- Barbell Hip Thrust 3 × 10-12
- Dumbbell Romanian Deadlift 3 × 10-12
- Dumbbell Single Leg Split Squat 3 × 10-12
- Machine Seated Leg Curl 3 × 12-15
- Machine Seated Hip Abduction 2 × 15-20
- Dead Bug 2 × 8
Te split squat, përsëritjet janë për çdo këmbë; te Dead Bug, për çdo anë. Shëno peshën dhe përsëritjet e serisë së fundit të hip thrust-it, që t’i krahasosh me javën 11.
Hapat e planit
-
Java 4 Përfundon fazën e Bazës.
-
Java 8 Përfundon fazën e Ndërtimit.
-
Java 12 Përfundon fazën me pesha më të rënda.
Shiritat tregojnë ecurinë e planit. Përparimin tënd ndiqe përmes peshave, përsëritjeve dhe teknikës.
Para se ta nisësh
Të duhet një palestër me makina, përfshirë Smith machine, kabllo, shtangë, dumbbell, stol dhe një llastik stërvitjeje. Plani është ndërtuar për këto pajisje.
Curves është për ty që i njeh ushtrimet bazë dhe ke pak përvojë në palestër. Nëse po fillon nga e para, shiko Optimum Base për t’i mësuar bazat.
Ke tri stërvitje për pjesën e poshtme dhe një për trupin e sipërm e barkun. Gluteusi merr përparësi, ndërsa shpina, shpatullat dhe krahët kanë gjithashtu vendin e tyre në plan.
Puna ndahet në stërvitje me theks të ndryshëm: ijet dhe kofshët e pasme; squat dhe pjesa e përparme e kofshëve; hip thrust, step-up dhe hapje të këmbëve. Ndiqi me radhë dhe, kur mundesh, lër një ditë pushim mes stërvitjeve të gluteusit.
Llogarit rreth 50-65 minuta, bashkë me pushimet mes serive.
Kur arrin numrin më të lartë të përsëritjeve në të gjitha seritë me teknikë të mirë, shto pak peshë herën tjetër. Ndiq edhe RPE-në e shënuar në plan: RPE 7 do të thotë se mund të bëje edhe rreth 3 përsëritje.
Dieta blihet veçmas. Nëse synon ndërtimin e muskujve, mund ta shoqërosh Curves me Optimum Gain. Kur blen një plan stërvitjeje dhe një dietë bashkë, ulja zbatohet automatikisht në shportë.
Mund ta përsëritësh planin nga java 1. Zgjidh peshat sipas nivelit që ke arritur dhe udhëzimeve të planit, duke ruajtur teknikën.
Hyn në llogarinë tënde dhe e hap te Planet. Mund ta ndjekësh aty ose ta shkarkosh si PDF. E blen një herë dhe e mban përgjithmonë.
Nëse ke një gjendje shëndetësore ose dhimbje, konsultohu me mjekun para se të fillosh. Rezultatet varen edhe nga ushqimi, gjumi dhe sa rregullisht stërvitesh.
Jepi përparësi formës që dëshiron.
Gluteus më i plotë, këmbë më të forta dhe stërvitja e radhës gati për ty. Hape Optimum Curves dhe nise javën e parë.
Rezervo 4 ditë në javë për veten dhe stërvitjen tënde.
Shpesh blihen bashkë
Klientët që blenë këtë program shtuan edhe këto produkte.
Optimum Curves
Qasje e menjëhershme · Sukses i garantuar
19,99 €
Vlera pa zbritje:
29,99 €