Humb peshë gradualisht duke shijuar kuzhinën mesdhetare.
Optimum Home
Fillestar → mesatar
Për fillestarë dhe nivel mesatar; të duhen hapësirë dhe mbështetëse të qëndrueshme në shtëpi.
Forco trupin dhe vihu në formë nga shtëpia. Optimum Home të udhëheq për 6 javë me peshën e trupit, pa pajisje palestre. Nis me variantet që arrin të bësh dhe përparo drejt ushtrimeve më sfiduese.
- Forco gjithë trupin pa dalë nga shtëpia.
- Stërvitu edhe kur ke vetëm 30–40 minuta kohë.
- Arrij të bësh më shumë përsëritje dhe variante që sot të duken të vështira.
- Fito kondicion për të përballuar më gjatë ecjen dhe vrapin.
Niveli
- Fillestar
- Mesatar
Ku stërvitesh
- Shtëpi, pa pajisje palestre
- 6 Javë plan
- 4 Stërvitje në javë
- 24 Stërvitje gjithsej
- 30-40 Minuta për trupin e plotë
Bëj vend për stërvitjen. Pikërisht në shtëpi.
Është për ty nëse
- Do të vihesh në formë pa shkuar në palestër.
- Je fillestar ose ke përvojë në nivel mesatar.
- Mund të ndjekësh 3 stërvitje për gjithë trupin dhe 1 kardio në javë.
- Ke hapësirë dhe sende të qëndrueshme për ushtrimet, si karrige dhe peshqir i fortë.
Zgjidh një plan tjetër nëse
- Do të nisësh stërvitjen me pesha në palestër: shiko Optimum Base.
- Kërkon ushtrime të avancuara me peshën e trupit.
- Nuk ke hapësirë ose mbështetëse të sigurta për ushtrimet.
Nis me bazat. Sfidoje veten hap pas hapi.
Java e parë të jep kohë të mësosh lëvizjet. Më pas shton punën sipas planit dhe provon variante më të vështira. Javën e fundit e ke më të lehtë për rikuperim.
Bazat
Nis me squat, push-up me duart mbi një mbështetëse, Towel Row dhe Glute Bridge. Mëso teknikën dhe ritmin e stërvitjes.
- Ndiq intervalet e shkurtra në fund të stërvitjeve.
- Puno për kondicionin me vrapim dhe ecje.
Ndërtimi
Kalo te variante më sfiduese, si Decline Push-Up, Walking Lunge dhe Single-Leg Glute Bridge, sipas udhëzimeve të planit.
- Përdor variantin më të lehtë kur nuk arrin përsëritjet e kërkuara.
- Në javën 6 stërvitesh më lehtë.
Stërvitja është gati. Hape dhe fillo.
Këto janë ushtrimet e stërvitjes së parë, pas ngrohjes. Në plan i ke edhe pushimet, udhëzimet për teknikën dhe mënyrën si t’i alternosh ushtrimet.
Java 1 · Trup i plotë A Trup i plotë
- Bodyweight Squat 2 × 12-15
- Incline Push-Up 2 × 8-12
- Towel Row 2 × 8-12
- Glute Bridge 2 × 12-15
- Dead Bug 2 × 8
- Mountain Climber 5 × 20 s
Alterno Incline Push-Up me Towel Row: një seri push-up, pushim, një seri tërheqje, pushim. Te Dead Bug, përsëritjet janë për çdo anë. Mes intervaleve të Mountain Climber ec në vend për 40 sekonda.
Hapat e planit
-
Java 2 Vazhdon punën me lëvizjet bazë.
-
Java 4 Nis fazën me variante më sfiduese.
-
Java 6 E mbyll planin me një javë më të lehtë.
Shiritat tregojnë ecurinë e planit. Për të krahasuar aftësinë tënde në push-up, shëno përsëritjet dhe variantin në testin para dhe pas planit.
Para se ta nisësh
Nuk të duhen pesha apo makina palestre. Përdor dyshemenë, një karrige ose divan të qëndrueshëm dhe një peshqir të fortë me mbështetje të sigurt për Towel Row. Nga java 4 të duhet edhe një shkallë. Për Inverted Row përdoret një tavolinë e fortë që nuk lëviz; nëse nuk e ke, vazhdo me Towel Row sipas planit.
Po. Java e parë është më e lehtë për të mësuar lëvizjet. Ndiq udhëzimet për variantin që të përshtatet dhe kalo te ai më i vështirë kur plotëson kushtet e planit.
Tri stërvitjet për gjithë trupin zgjasin rreth 30-40 minuta secila. Stërvitja e kardios zgjat rreth 20-35 minuta.
Mund të vraposh jashtë ose në vend. Kur nuk mund të vraposh, plani të lejon ecje të shpejtë. Kohën e punës dhe pushimet me ecje i ke të përcaktuara për çdo javë.
Kur arrin numrin më të lartë të përsëritjeve në të gjitha seritë dhe ushtrimi të duket më i lehtë se vështirësia e kërkuar në plan, mund ta bësh uljen më ngadalë ose të kalosh te varianti më i vështirë. Nëse nuk arrin numrin më të ulët të përsëritjeve, kthehu te varianti më i lehtë.
Një ditë para javës 1 dhe një ditë pas javës 6, bëj testin e push-up sipas planit. Shëno numrin e përsëritjeve dhe variantin që përdor. Krahaso të njëjtin variant, që numrat të kenë kuptim.
Lër një ditë pushim mes stërvitjeve për gjithë trupin. Në ditët e tjera plani sugjeron ecje të shpejtë, ndërsa java 6 ka më pak punë për rikuperim.
Mund ta përsëritësh planin nga java 1, sipas nivelit që ke arritur. Puno drejt më shumë përsëritjeve ose varianteve më sfiduese, duke ruajtur teknikën. Nëse vendos të nisësh palestrën, shiko Optimum Base.
Dieta blihet veçmas. Zgjidhe sipas synimit dhe mënyrës si preferon të ushqehesh. Kur blen një plan stërvitjeje dhe një dietë bashkë, ulja zbatohet automatikisht në shportë.
Hyn në llogarinë tënde dhe e hap te Planet. Mund ta ndjekësh aty ose ta shkarkosh si PDF. E blen një herë dhe e mban përgjithmonë.
Nëse ke një gjendje shëndetësore ose dhimbje, konsultohu me mjekun para se të fillosh. Rezultatet varen edhe nga ushqimi, gjumi dhe sa rregullisht stërvitesh.
Ke ende pyetje para se të blesh?
Na shkruaj në WhatsApp. Do të të përgjigjemi brenda 24 orëve.
Bëje shtëpinë vendin ku ndërton forcë.
Krijo hapësirën tënde, hape stërvitjen e parë dhe fillo. Me Optimum Home, hapat e 6 javëve të ardhshme i ke gati.
Rezervo 4 ditë në javë për lëvizjen dhe veten.
Shpesh blihen bashkë
Klientët që blenë këtë program shtuan edhe këto produkte.
Optimum Home
Qasje e menjëhershme · Sukses i garantuar
9,99 €
Vlera pa zbritje:
18,99 €