Fito siguri në palestër dhe ndërto forcë nga bazat.
Optimum Keto
Humbje peshe
Zgjidh gjininë dhe intervalin e peshës. Planin e merr në llogari dhe në PDF.
Humb dhjamë me vakte keto të planifikuara për çdo ditë. Hap Optimum Keto nga llogaria jote dhe di çfarë të përgatitësh e sa të hash. Ke 4 vakte me vezë, mish, peshk, bulmet dhe perime.
- Humb dhjamë me vakte keto që di si t’i përgatitësh.
- Shijoje ushqimin, nga omëletat me djathë te mishi dhe peshku në furrë.
- Dije sa të vendosësh në pjatë, me porcione që i ke të përcaktuara.
- Ndiqe dietën më lehtë, duke e pasur vaktin e radhës në llogarinë tënde.
- <50 g Karbohidrate në ditë
- 4 Vakte në ditë
- 10 Variante sipas gjinisë e peshës
A i përshtatet keto mënyrës si do të ushqehesh?
Është për ty nëse
- Je 18+, në gjendje të mirë shëndetësore dhe stërvitesh 3–4 herë në javë.
- Do të humbësh dhjamë dhe preferon një dietë me shumë pak karbohidrate.
- Të pëlqejnë vezët, mishi, peshku, bulmeti dhe perimet.
- Je gati të matësh porcionet, përfshirë vajin, gjalpin dhe arrat.
Kërko një zgjidhje tjetër nëse
- Je nën 18 vjeç.
- Do ta mbash bukën, orizin, patatet dhe frutat në menunë e përditshme.
- Je shtatzënë, ushqen me gji ose ke çrregullime të të ngrënit: kërko këshillë profesionale para se ta fillosh.
- Ke diabet, tension të lartë, sëmundje të mëlçisë, gurë në veshka apo në tëmth, ose merr ilaçe rregullisht: fol me mjekun para se ta fillosh.
Ti zgjedh keto. Vaktet i kemi menduar ne.
Ndiq menunë javore dhe përsërite sipas udhëzimeve. Ke hapat për ta nisur, për të ndjekur ecurinë dhe për të kaluar më pas te një ushqyerje më e larmishme.
Bëhu gati për vaktin e parë
Hap listën e blerjeve të variantit tënd dhe përgatit përbërësit. Recetat të tregojnë sa të përdorësh dhe si t'i gatuash.
- Përdor peshore kuzhine gjatë dy javëve të para.
- Mat edhe vajin e gjalpin sipas recetës.
Ndiq ecurinë tënde
Përsërit menunë dhe shiko mesataren javore të peshës. PDF-ja ka udhëzime për përshtatjen e sasive.
- Përdor zëvendësimet e shënuara te vaktet.
- Përshtat rendin e ditëve me orarin e stërvitjes.
E ke menduar edhe hapin pas keto
Ky plan parashikon deri në 12 javë rresht, pastaj rikthim gradual të ushqimeve me më shumë karbohidrate.
- Lexo udhëzimet për vazhdimin para se të përfundosh planin.
- Ato përfshijnë rikthimin e frutave, bukës, orizit dhe bishtajoreve.
- Ke udhëzimet për ta nisur dhe ndjekur planin.
- E gjen listën e blerjeve të ndarë sipas llojit të ushqimit.
- Për çdo ditë ke 4 vakte të planifikuara.
- Çdo vakt ka përbërësit, gramët, përgatitjen dhe një zëvendësim.
- I ke të shënuara kaloritë, proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat.
- Ke udhëzime për t'i përshtatur sasitë sipas ecurisë.
Keto që të fton në tavolinë.
Nga omëleta e mëngjesit te trofta në darkë: kjo është Dita 1 për variantin Mashkull 70–80 kg. PDF-ja që zgjedh ka sasitë e variantit tënd.
Dita 1 · Ditë stërvitjeje · Mashkull 70–80 kg
1.964 kcal Proteina 141 g Karbohidrate 28 g Yndyra 145 g
| Ora | Vakti | Kcal | Proteina / karbohidrate / yndyrë (g) |
|---|---|---|---|
| 08:00 |
Omëletë me kaçkavall, ullinj e domate
4 vezë (200 g) · 30 g kaçkavall · 30 g ullinj · 80 g domate · 10 g vaj ulliri
|
530 | 34 / 7 / 41 |
| 11:00 |
Ton me ullinj e kastravec
100 g ton në ujë · 20 g ullinj · 100 g kastravec · 15 g vaj ulliri · gjysmë limoni
|
287 | 26 / 5 / 18 |
| 14:00 |
Kofshë pule me kërpudha e ajkë
175 g kofshë pule pa kocka, me lëkurë · 150 g kërpudha · 45 g ajkë gatimi · 100 g sallatë jeshile · 5 g vaj ulliri
|
632 | 36 / 9 / 51 |
| 19:30 |
Troftë në furrë me spinaq e gjalpë
195 g troftë · 195 g spinaq · 15 g gjalpë · 10 g vaj ulliri · limon e kripë
|
516 | 45 / 7 / 35 |
Kaloritë dhe makrot janë të përafërta e të rrumbullakosura. Kolona e fundit tregon proteinat / karbohidratet / yndyrnat, në gram. Te omëleta, për shembull, plani të jep këtë zëvendësim: kaçkavall → djathë i bardhë, 35 g.
karbohidrate gjithsej në këtë ditë
vakte me burim proteine në secilin
produkte të posaçme keto të detyrueshme
Edhe pazarin e kemi menduar.
Hape listën dhe shiko çfarë të duhet për javën. Sasitë janë mbledhur sipas variantit tënd dhe ushqimet janë ndarë sipas llojit, që t’i gjesh më lehtë gjatë blerjeve.
Vezë, mish, peshk, bulmet, perime, arra dhe vaj ulliri: përbërës që i gjen në dyqane e tregje të zakonshme. Për çdo vakt ndiq gramët e recetës dhe shënimet për peshimin.
Mashkull 70–80 kg · një pjesë e listës javore
- Vezë 1,6 kg
- Gjoks pule 570 g
- Kofshë pule pa kocka, me lëkurë 350 g
- Mish viçi i grirë (15% yndyrë) 330 g
- Ton në ujë (i kulluar) 290 g
- Troftë 200 g
- Kaçkavall 330 g
- Ajkë gatimi 230 g
- Kërpudha 780 g
- Spinaq 470 g
- Vaj ulliri 220 g
- Gjalpë 120 g
Këtu sheh 12 nga 29 ushqimet e listës. Sasitë e blerjeve janë të rrumbullakosura; për çdo vakt ndiq gramët e recetës.
Pak karbohidrate. Vakte të menduara nga fillimi në fund.
Optimum Keto i organizon vaktet me pak karbohidrate dhe porcione të përcaktuara për humbje peshe. Proteinat vijnë nga vezët, mishi, peshku e bulmeti; yndyrnat nga ushqime si vaji i ullirit, arrat, djathi dhe gjalpi. Edhe këto sasi janë të matura.
Kaloritë mbështeten te nevojat e vlerësuara të variantit që zgjedh. Ato janë një pikënisje, prandaj plani të tregon si të ndjekësh ecurinë dhe të përshtatësh porcionet. Keto është një mënyrë për ta organizuar ushqimin; zgjedhja ka kuptim kur të përshtaten ushqimet dhe kufizimet e saj.
Para se ta nisësh
Zgjidh gjininë dhe intervalin ku bie pesha jote aktuale. Nëse je në kufi mes intervaleve dhe nuk je i sigurt cilin të zgjedhësh, na shkruaj para blerjes.
Zgjedh një variant të përgatitur sipas gjinisë dhe intervalit të peshës. Plani nuk hartohet nga e para për ty dhe nuk zëvendëson një konsultë individuale.
Më pak se 50 g në ditë, në të gjitha variantet. Kjo shifër tregon karbohidratet gjithsej. Menuja nuk përfshin bukë, oriz, patate, makarona, fruta, mjaltë apo sheqer të shtuar; shtesat jashtë planit ndryshojnë sasitë e llogaritura.
Ecuria ndryshon nga personi në person. Plani është ndërtuar për humbje peshe, por rezultati varet nga nevojat e tua dhe sa e ndjek. Në PDF gjen udhëzime për të parë mesataren javore të peshës dhe për t’i përshtatur sasitë.
Po. Gjatë dy javëve të para pesho përbërësit që të njihesh me porcionet. Mat edhe vajin e gjalpin sipas sasive të recetës.
Plani është ndërtuar për të rritur që stërviten me pesha 3–4 herë në javë. Nëse orari yt ndryshon, ndërro ditët e plota të menusë sipas udhëzimeve, që dita e stërvitjes të përkojë me menunë përkatëse.
Menuja javore përsëritet. Udhëzimet e këtij plani parashikojnë deri në 12 javë rresht, pastaj rikthim gradual të frutave, bukës, orizit dhe bishtajoreve. Lexo pjesën për vazhdimin para se ta përfundosh.
Te çdo vakt ke një zëvendësim të sugjeruar. Ndiq ushqimin, gramët dhe çdo shtesë të shënuar aty.
Nga llogaria jote, te Plane ushqimore, shkarkon PDF-në e variantit të zgjedhur me butonin Shkarko PDF. Lidhjen për të hyrë në llogari e merr edhe me email.
Jo. Paguan një herë dhe PDF-ja mbetet e jotja.
Ky plan është material informativ për të rritur të shëndetshëm 18+ dhe nuk zëvendëson këshillën profesionale. Nëse ke një gjendje shëndetësore ose dhimbje, konsultohu me mjekun para se të fillosh. Nëse je shtatzënë, ushqen foshnjën me gji ose merr ilaçe rregullisht, kërko këshillë profesionale para se të ndjekësh keto.
Nise keto. Vakti i parë të pret.
Zgjidh variantin tënd dhe bëhu gati për vaktin e parë. Recetat, porcionet dhe lista e blerjeve janë gati për ty.
Bli taniZgjidh gjininë dhe intervalin e peshës para blerjes.
Shpesh blihen bashkë
Ushqimi përcakton sa peshë humb, ndërsa stërvitja ndikon në mënyrën si dukesh pasi ta humbësh.
Humb dhjamë dhe fito forcë e kondicion.
Optimum Keto
Qasje e menjëhershme · Sukses i garantuar
12,99 €
Vlera pa zbritje:
18,99 €
Zgjidh versionin